Presidenca ”vishet” portokalli, Meta: S’ka amnisti për dhunuesit e grave
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përçuar një mesazh.
Në një postim në facebook, Kreu i Shtetit, thekson se dhuna ndaj gruas nuk është burrëri por një pengesë e madhe e zhvillimit të shoqërisë. Në shenjë solidariteti, Meta thotë se Presidenca sot do të ”vishet” ngjyrë portokalli, në kuadër të fushatës botërore.
Gjithashtu, Presidenti përsërit qëndrimin e tij, se nuk do të amnisti për të dënuarit për dhunë në familje. ”Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje”,-thotë Meta.
Postimi i plotë
Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm.
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli” duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës.
Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje.
KOHA JONË SONDAZH

