President i Republikës Federale të Gjermanisë uron Ilir Metën

President i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, uron  Ilir Meta për zgjedhje President i Republikës së Shqipërisë. 

President i Republikës Federale të Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier, ka uruar Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Përmes një telegrami, Frank-Walter Steinmeier, pasi e përgëzon për detyrën e re Meta, shpreh besimin se me miratimin konsensual të reformës në drejtësi Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zbatimi me vendosmëri i pesë prioritete kyçe, detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Vendi juaj mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm. Pres me kënaqësi bashkëpunimin besimplotë me ju”, – shkruan ndër të tjera Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në mesazhin e urimit dërguar  Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Më poshtë teksti i plotë i letrës:

 Zoti President,

Ju përgëzoj shumë përzemërsisht, edhe në emër të bashkëkombasve të mi, për zgjedhjen Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë.

Vendi Juaj gjendet përpara sfidash të mëdha. Me miratimin konsensual të reformës në drejtësi vitin e shkuar vendi Juaj ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor.

Vijimi dhe zbatimi me vendosmëri i këtij kursi reformash, në mënyrë të veçantë i të ashtuquajturave pesë prioritete kyçe, përbën detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Të jeni i sigurt se vendi Juaj mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm në rrugën e mëtejshme të integrimit evropian. Pres me kënaqësi bashkëpunimin besimplotë me ju.

Frank-Walter Steinmeier

President i Republikës Federale të Gjermanisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?