FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

President Meta pret sot Jonuz Musliun, kreu i Preshevës i sapodënuar nga Serbia për flamurin kombëtar

Presidenti i Republikes, Ilir Meta do të presë sot në një takim, Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, zotin Jonuz Musliu. Njoftimi u dha nga Presidenca.

Më 25 korrik 2017, Gjykata për Kundërvajtje e Beogradit e ka dënuar Jonuz Musliun dhe partinë e tij me 40 mijë dinarë. Në vendimin e kësaj gjykate thuhet se kreu i LPD-së duhet të zgjedh të bëj pagesën për tri ditë ose të dërgohet në burg për 40 ditë.

Musliu është dënuar për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Bujanoc.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata për Kundërvajtje ka lëshuar këtë aktvendim pasi Musliu për dy vjet nuk ka arritur të paguajë gjobën prej 40 mijë dinarë, sipas gjykimit të 23 korrikut 2015. Pothuajse çdo vit shqiptarët në Luginën e Preshevës gjobiten pasi e festojnë pavarësinë e Shqipërisë dhe vendosin flamujt kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?