FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj merr pjesë në aktivitetin e Gramshit “Gusht e n’fest”

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka vizituar sot qytetin e Gramshit, ku po zhvillohet festa “Gusht e n’fest”, e organizuar nga bashkia.

Presidenti Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij është pritur nga kryebashkiaku i Gramshit Besian Ajazi.

Kjo festë ka risjellë ngjyrat dhe harenë për banorët e Gramshit, teksa shërben dhe një ftesë për turistët të cilët mund të njihen me shumë nga spotet turistike që ka kjo bashki.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajazi ka falënderuar presidentin Begaj për vizitën e tij, teksa u ndal dhe në pikat turistike të kësaj bashkie që pritet të jenë një nga arsyet e zhvillimit të zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Begaj deklaroi se “Gusht e n’festë është një rast shumë i mirë për të shijuar natyrën, bukuritë e dhëna nga Zoti dhe ato nga dora e gramshiotëve.

Sipas tij është një tribut i çmuar ndaj vlerave njerëzore.

Ai përgëzoi autoritetet dhe biznesin për organizimin e këtij aktiviteti me shumë vlera.
“Dua së bashku me ju ta përcjell këtë festë në çdo familje shqiptare”, tha Begaj, duke theksuar promovimin e traditave gramshiote.

Më pas Presidenti Begaj dhe kryebashkiaku kanë vizituar stendat e ekspozuara, duke nisur nga pikturat, më pas panairin e kulinarisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?