FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti francez uron Ramën: Keni bërë shumë për shtetin e së drejtës. Shqipëria pranë BE-së

Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër mesazh urimi për fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit dhe sigurimin e mandatit të dytë qeverisës.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron i ka dërguar një mesazh urimi, ku e përgëzon Ramën për reformën në drejtësi, ndërsa thekson se Shqipëria është shumë pranë BE-së.

“Keni bërë shumë për shtetin e së drejtës. Reforma në drejtësi është një hap i madh përpara. Shqipëria është shumë pranë Bashkimit Europian. Ju shpreh mirënjohje për rëndësinë që i kushtoni Francës. Jemi bashkë për Evropën e së ardhmes”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e presidentit francez për kryeministrin Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?