Presidenti gjerman Steinmeier nesër vizitë shtetërore në Tiranë, zbardhet agjenda

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpret nesër në Tiranë, në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier.

Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

· 10:00 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.
· 10:55 – 11:25 – Dalje për media e të dy Presidentëve

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy këto momente do të mundësohen të transmetuara direkt me regji qendrore nga TVSH, që do të prodhojë edhe sinjalin për televizionet e tjera të interesuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju lutemi mediave që do të ndjekin këtë aktivitet të paraqiten në Institucionin e Presidentit të Republikës në orën 09:00 për transmetimin e ceremonisë me pajisjet e tyre transmetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?