FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti grek uron Janullatos për shtetësinë shqiptare

“Presidenti (grek), Prokopis Pavlopulos, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryepishkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë. Anastas, të cilit i shprehu urimet më të mira për festën e Krishtlindjeve dhe kënaqësinë e tij të sinqertë për dhënien e shtetësisë shqiptare, një veprim që vulos sjelljen e tij disavjeçare shembullore dhe si një një qytetar shembull i Shqipërisë.
Presidenti i Republikës, Prokopios Pavlopulos, do të komunikojnë me telefon të martën, më 26.12.2017 me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për t’i shprehur atij falënderimet e tij të ngrohta, duke pasur parasysh se kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë rekomandon, përveç kësaj, një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë”, thuhet në një njoftim të ANA-MPA, agjencia shtetëore greke e lajmeve, në mbrëmjen e 25.12.17 dhe transmetuar edhe në emisionin qendror të lajmeve të orës 20.55 të kanalit televiziv shtetëror, ERT.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?