FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Çekisë uron Metën

 President i Republikës çeke, Milos Zeman ka uruar Ilir Metën më rastin e zgjedhjes President. Në mesazhin e tij, Zeman shprehet se me zgjedhjen e tij si President i Shqipërisë marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijojnë të njohin rritje.

Teksti i plotë i mesazhit:

“I nderuar z. President

Swiss Digital Desktop Reklama

Më lejoni, t’Ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen Tuaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është kënaqësi për mua që marrëdhëniet midisi dy vendeve tona janë miqësore, pa probleme, dhe që zhvillohen në mënyrë të suksesshme në shumë fusha. Shpreh bindjen time që kjo frymë pozitive do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe që ne të dy, në funksionet tona presidenciale, do të kontribuojmë në fuqizimin e saj.

Me kënaqësi, z. President, do t’Ju uroja shëndet të mirë dhe shumë suksese në jetën Tuaj profesionale dhe private

Me respekt

Milos Zeman

President i Republikës Çeke”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?