FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Hungarisë uron Metën: Përvoja juaj politike do e afroj vendin me BE

Presidenti i Hungarisë, János Áder ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës.

Në mesazhin e tij të urimit Presidenti i Hungarisë shpreh bindjen se përvoja e Presidentit Meta dhe përkushtimi i tij ndaj vlerave evropiane do ta ndihmojnë Shqipërinë edhe në të ardhmen në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE.

“Me rastin e përurimit tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, më lejoni t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta, edhe në emër të popullit hungarez!

Swiss Digital Desktop Reklama

 Ndihem i kënaqur që miqësia tradicionale mes popujve tanë është forcuar akoma më shumë kohët e fundit. Më duket e mrekullueshme që Shqipëria ka treguar përparim të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit dhe atë të integrimit në Bashkimin Evropian. Jam i bindur se përvoja e Shkëlqesisë Suaj dhe përkushtimi ndaj vlerave evropiane do ta ndihmojnë Shqipërinë edhe në të ardhmen në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshiroj të konfirmoj nga ana ime se do të bëj gjithçka për të pasuruar akoma edhe më shumë bashkëpunimin tonë dypalësh dhe lehtësuar përmbushjen e ambicieve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, – shkruan në telegramin e tij Presidenti i Hungarisë,  János Áder.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?