FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Italisë uron Metën: Gjatë presidencës suaj, Tirana do kontribuojë për stabilitetin në rajon

Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, mesazh urimi  Ilir Metës me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella i ka dërguar një mesazh urimi z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë.
Mattarella i shpreh përgëzimet më të ngrohta z. Meta dhe vlerëson marrëdhëniet e karakterizuara nga një miqësi e fortë dhe një bashkëpunim i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë.
Gjithashtu, z. Mattarella thekson se Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të rëndësishme dhe delikate të reformave thelbësore drejt integrimit të plotë europian të Shqipërisë.

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rastin e zgjedhjes suaj në funksionin më të lartë të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju bëj përgëzimet e mia më të sinqerta dhe urimet e mia më të mira për zhvillimin e mandati tuaj.
Mbi bazën e marrëdhënieve të karakterizuara nga një miqësi e fortë dhe një bashkëpunim i shkëlqyer, Shqipëria dhe Italia kanë zhvilluar ndër vite një partneritet të fortë strategjik, thellimi i të cilit është në interes të dy vendeve.
Në këtë kuadër Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të rëndësishme dhe delikate të reformave, që janë thelbësore për të përparuar në mënyrë të qëndrueshme dhe në frymën e bashkëpunimit drejt integrimit të plotë europian.
Jam i sigurt që gjatë presidencës suaj, Tirana do të dijë të përparojë drejt këtij objektivi prioritar duke vazhduar të garantojë kontributin e tij të domosdoshëm për zhvillimin e bashkëpunimit dhe të stabilitetit në rajon.
Duke iu rinovuar përgëzimet për zgjedhjen tuaj në këtë funksion prestigjioz, përfitoj nga rasti për t’ju dërguar urimet më të mira për ju personalisht dhe vendin tuaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sergio Mattarella
President i Republikës Italiane

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?