Presidenti i Komisionit Evropian: Kur i keni zgjedhjet, në prill?!

Ka patur një moment të “çuditshëm” këtë të martë në Bruksel teksa në konferencë për shtyp mes Ramës e Jean Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Evropian ka bërë një pyetje… “kur mbahen zgjedhjet në Shqipëri… në fund të prillit?”

E teksa Juncker ka pyetur, menjëherë ka ndërhyre Rama duke i thënë që zgjedhjet mbahen në qershor.

Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill?

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Qershor

Swiss Digital Mobile Reklama

Juncker: Po, domethënë, janë në muajin e fundit pas muajit të fundit

(Gazetarët qeshin)

Juncker: Ah po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë.

Në përfundim të konferencës mes të dyve, Rama i ka zgjatur dorën Junckerit, kurse ky i fundit i është afruar dhe e ka puthur në faqe

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?