Presidenti i rajonit të Pulias: Edi Rama i shpëtoi fytyrën qeverisë italiane
Presidenti i rajonit të Puglias, Michele Emiliano, ka folur lidhur me gadishmërinë e Shqipërisë për të strehuar 20 refugjatët e ardhur me anije drejt brigjeve italiane.
Përmes një statusi në Facebook, Emiliano shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama shpëtoi qeverinë italiane, dhe se vendi ynë meriton të jetë pjesë e BE.
“Qeveria jonë u shpëtua nga Edi Rama dhe Papa Francesco. Shqipëria i dha një leksion gjithë botës. Miku im Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë iu shpjegoi të gjithëve pse Shqipëria duhet të hyjë sa më parë në Bashkimin Europian.
Duke bërë këtë, e shpëtoi qeverinë italiane nga një situatë e sikletshme dhe katastrofike, e shkaktuar nga mungesa e eksperiencës dhe injorancës juridike.
Tre ditë më parë, qeveria shqiptare vendosi të marrë 20 nga refugjatët që ishin bllokuar në bordin e anijes “Diciotti” në portin e Katania-s në Itali.
Qeveria shqiptare e ofroi ndihmën për shtetin italian, si një “kthim nderi” për pranimin e mijëra emigrantëve shqiptarë në kohët e vështira për popullin shqiptar. Italia po përballet me krizën e refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme prej disa muajsh, ndërkohë që qeveria italiane ka vendosur të mos lejojë më zbritjen e tyre në portet e vendit.
Vendimi i qeverisë shqiptare, u përshëndet nga qeveria italiane dhe u cilësua si një shenjë maturie e një vendi që meriton të bëhet pjesë e BE-së”, shkruan Michele Emiliano.
KOHA JONË SONDAZH

