FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Sllovakisë, uron Metën: Të vazhdojmë zhvillimin nën frymën e miqësisë

Presidenti i Republikës së Sllovakisë,  Andrej Kiska i ka dërguar mesazh urimi Presidentit të Republikës,  Ilir Meta, me rastin e marrjes së detyrës.

Në telegramin e urimit, Presidenti i Sllovakisë shprehet se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të vijojnë të jenë të forta dhe se Sllovakia do të vazhdojë mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Slovakisë si dhe personalisht dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia të sinqerta me rastin e marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ndihem i lumtur që marrëdhëniet mes vendeve tona janë të mira dhe miqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besoj se ne do të vazhdojmë t’ia dalim mbanë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre nën frymën e miqësisë, mirëkuptimit dhe në të mirë e në interes të qytetarëve të të dyja vendeve. Jam i kënaqur që Shqipëria përparon në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Dëshiroj t’ju siguroj se Sllovakia do të vazhdojë ta mbështesë vendin Tuaj në këtë rrugë!”,- ka theksuar Presidenti i Sllovakisë, Andrej Kiska.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?