Presidenti Ilir Meta merr mesazh urimi nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me rastin e marrjen e detyrës.

“Me rastin e betimit tuaj dhe marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, kam nderin e madh të ju uroj, dhe shpreh dëshirat më të ngrohta, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të qytetarëve të saj dhe në emrin tim personal. Kam besimin e thellë në personalitetin tuaj dhe rolin që keni luajtur përgjatë shumë viteve në zhvillimet e gjithmbarshme në Shqipëri”, thekson Mustafa në mesazhin e tij duke shtuar se roli i Presidentin Meta do të jetë edhe më përcaktues në perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Shqipërisë, si edhe në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

“Jam i sigurt që kontributi Juaj, nga pozita e Kreut të Shtetit Shqiptar, do të jetë i fuqishëm dhe përcaktues në unitetin e brendshëm, për avancimin e proceseve nëpër të cilat po kalon Shqipëria, dhe perspektivën e sigurt evropiane dhe euroatlantike. Ne, në Kosovë ju jemi përherë mirënjohës dhe falënderues ju në Shqipëri, për gjithë ndihmesën e dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj, në kohëra të vështira, dhe tani në proceset e reja zhvillimore. Roli i Shqipërisë, në përkrahjen dhe rritjen e Kosovës është thelbësor, dhe presim që ky rol të vazhdojë të mbetet i tillë gjithmonë. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe vëllazërore, rrugët tona në të ardhmen do të jenë krah për krah, dhe në bashkëpunim të ngushtë e të thellë në të gjitha fushat. Më lejoni Zoti President, që edhe njëherë të ju uroj për detyrën e re të rëndësishme që keni pranuar, duke shprehur konsideratat më të larta dhe vlerësimin tim personal!”,- është shprehur Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në telegramin e tij të urimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?