FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, kolonel Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërise, Ilir Meta, dekretoi sot me gradën madhore “Gjeneral Brigade”, kolonel Bajram Begaj.

Në një njoftim për shtyp të Presidencës, bëhet e ditur se “në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH ”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes presidenti Meta ka dekretuar kolonel Bajram Rushit Begaj, me detyrë “Shefi i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT”, me gradën madhore “Gjeneral Brigade””.

Sipas njoftimit, ky dekret i firmosur nga Presidenti hyn në fuqi menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?