FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta dekreton disa ligje të Qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje disa ligje të qeverisë. Lidhur me dekretimin e ligjt “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës “Për aksesin në dokumente zyrtare”, kreu i shtetit thotë se “bërja e Shqipërisë pjesë e kësaj Konvente dhe pranimi i parimeve që sanksionohen në të, duhet të nxisë dhe rrisë integritetin, rendimentin, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve publike, të cilat duhet të respektojnë standartet më të mira në ushtrimin dhe realizimin e të drejtave themelore të njeriut, pjesë e pandarë e të cilave është e drejta për informim”.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

10 maj 2020

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjet si më poshtë:

Swiss Digital Mobile Reklama

– Ligj nr. 45/2022 “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës “Për aksesin në dokumente zyrtare”.

Bërja e Shqipërisë pjesë e kësaj Konvente dhe pranimi i parimeve që sanksionohen në të, duhet të nxisë dhe rrisë integritetin, rendimentin, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve publike, të cilat duhet të respektojnë standartet më të mira në ushtrimin dhe realizimin e të drejtave themelore të njeriut, pjesë e pandarë e të cilave është e drejta për informim.

E drejta e aksesit në dokumentet administrative përbën një instrument për qytetarin për të mbikëqyrur veprimtarinë administrative, me qëllim promovimin e transparencës dhe luftimin e korrupsionit dhe administrimit të keq.

– Ligj nr. 46/2022 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.

Harmonizimi i rregullave për ofrimin e shërbimit postar ndërkombëtar, i shërben promovimit të zhvillimit të shërbimeve postare me cilësi, efikasitet dhe çmime të përballueshme nga përdoruesit me qëllim lehtësimin e komunikimit ndërmjet qytetarëve në vende të ndryshme të botës.

– Ligj nr. 47/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Europian Horizont Europa – Programi Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin”.

Mbështetja e Bashkimit Evropian për programe të posaçme, veçanërisht për kërkimin dhe inovacionin, ndihmon Shqipërinë për t`u afruar me standardet europiane, forcimin e burimeve kërkimore, që padyshim ndihmojnë rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore e që kanë ndikim në forcimin e tregut të brendshëm, krijimin e lehtësive drejt qasjes në inovacion, nxitjen e kërkimit shkencor dhe bërjen e Shqipërisë pjesë e konkurrencës globale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?