FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: Dënim shembullor për autorin e vrasjes së gjyqtares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndërsa ka dënuar ashpër vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, nga ish-bashkëshorti, ka inkurajuar organet ligjzbatuese që t’i japin autorit të krimit një dënim shembullor, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

“Presidenti i Republikës i shpreh ngushëllimet e thella familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, duke inkurajuar organet ligjzbatuese si dhe gjykatat shqiptare të vënë para drejtësisë dhe t’i japin autorit të krimit një dënim shembullor, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më e të mos lëndojnë e prekin familjen e mbarë shoqërinë shqiptare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Për Metën kjo vrasje mizore është një alarm për shoqërinë shqiptare. Presidenti i bën thirrje për të gjitha strukturat e mekanizmat e shtetit e shoqërinë civile të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj grave dhe nënave shqiptare të cilat fatkeqësisht janë bërë viktima të dhunës dhe krimit në familje dhe në shoqëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?