FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: Ja marrëdhënia që do kem me Ramën

Ilir Meta po flet për herë të parë pas betimit si President i Republikës. Meta u betua pasditen e sotme, duke marrë zyrtarisht postin e Kreut të Shtetit.

Në studion e emisionit “Top Story”, Meta u ndal ndër të tjera dhe te marrëdhënia që do të ketë me kryeministrin Edi Rama si President.

Ai tha se do të bashkëpunojë me Ramën, me qeverinë, me opozitën, duke sqaruar se kjo është detyra e Presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam bashkëpunues me të gjithë dhe padyshim që do jem bashkëpunues me kryeministrin Rama, me çdo kryeministër, me çdo qeveri, çdo opozitë. Kjo është detyra kryesore e Presidentit, të punojë për bashkëpunim dhe bashkëveprim”, deklaroi Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?