Presidenti Meta: Kushtetuta do mbrohet me qetësi dhe shqiptari
Presidenti Ilir Meta është takuar sot me një grup studentësh nga trojet shqiptare, me rastin e 141-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan: “Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.
I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.
Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari”.

Lexoni edhe
- Presidenti: Rrezikohej që 30 qershori të kthehej në ditë konflikti civil
- Kume: Duhet ndërprerë organizimi për zgjedhjet e 30 qershorit
- Konstitucionalisti: Kryeministri nuk zhvillon zgjedhje pa datë nga Presidenti
- Historiani Arben Llalla: Rama përballë Metës është i humbur
- Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për dekretin e presidentit
- Kryeministri Rama po fut vendin në luftë civile
- Andi Bejtja, Ramës: Mos shko or trim!
KOHA JONË SONDAZH

