Presidenti Meta me lojtarin e kombëtares, Ansi Agolli
Presidenti Ilir Meta ka takuar sot futbollistin e njohur të kombëtares, Ansi Agollin. Në një foto të publikuar me lojtarin e njohur, në Facebook, Presidenti shprehet se me Agollin ka diskutuar për sfidat e futbollit shqiptar dhe arritjet e ekipit kombëtar.
“Kënaqësi të prisja sot Ansi Agollin e të flisnim për Botërorin që kaloi dhe sfidat e futbollit tonë. Mirënjohje për përkushtimin e tij në 73 ndeshjet e luajtura për Kombëtaren tonë dhe arritjet e saj historike. I urova suksese për të ardhmen kampionit të Azerbajxhanit, por jo kundër Kukësit”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.
Pas takimit Presidenti Meta e ftoi Ansi Agolli për një drekë tek restoranti i njohur, “Grepi i Artë” në kryeqytet.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/1853508764695388
KOHA JONË SONDAZH

