FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: Ngjarje lapidare në historinë e Kombit tonë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Duke folur në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Presidenti Ilir Meta u shpreh se kjo lidhje u krijua në një situatë të vështirë për Kombin Shqiptar pasi fqinjët kërkonin që të aneksonin territoret tona.

“Kjo është një ngjarje lapidare në historinë e Kombit tonë. Kjo lidhje ishte vazhdimi i Lidhjes së Lezhës e bërë nga Gjergj-Kastrioti Skënderbeu shekuj me parë.

Që në fillim të saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u përball me sfida të jashtëzakonshme të brendshme dhe ndërkombëtare. Në rrafshin e brendshëm Lidhja u përball me vështirësi për bashkimin e 4 Pashallëqeve, krijimin e ushtrisë dhe ndërmarrjen e një aksioni ushtarak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në planin ndërkombëtar Lidhja Shqiptare e Prizrenit e ushtroi veprimtarinë e saj në një nga situatat më të rrezikshme për kombin shqiptar dhe fatin e tij.Kriza lindore ruso-osmane dhe traktati i Shën Stefanit tentonin të zhduknin nga faqja kombin shqiptar dhe të aneksonin territoret e Shqipërisë’, tha Presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta tha se “dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës e zgjerimi i lirive e të drejtave të shqiptarëve në hapësirat e tyre në Ballkan nuk ndahen asnjë çast nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, vizionet e aspiratat e saj. I përjetshëm qoftë kujtimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe e paharruar jeta e vepra e themeluesve të saj! Zoti i bekoftë Shqipërinë, Kosovën e mbarë shqiptarët!”

Më pas ai ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e nisjes së busteve të udhëheqësve të Lidhjes.

“Nder e privilegj që së bashku me kryeministrin Haradinaj dhe Rifat Jasharin të merrnim pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të kompozicionit të shtatoreve të udhëheqësve të Qeverisë së Lidhjes së Prizrenit”, shkruan presidenti Ilir Meta në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?