Presidenti Meta në koncertin e fëmijëve të Beratit

Atmosfera festive e aktiviteteve  të fundvitit në qytetin e Beratit vijoi dje me Koncertin e Madh të Vitit të ri, organizuar nga Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve.

Në këtë koncert nxënësit u prezantuan me këngë, valle, ushtrime artistike dhe recitime me tematikë të ndryshme. Në interpretimet e tyre fëmijët përcollën mesazhe të ngrohta për mësuesit, prindërit dhe bashkëmoshatarët, duke iu uruar atyre festat e fundvitit. Performanca e fëmijëve, sidomos e atyre më të vegjëlve, ishte mbresëlënëse, duke krijuar një atmosferë magjike për të gjithë publikun, i cili i ngrohu zemrat e vogëlushëve me duartrokitje të herëpashershme. Nën dritat vezulluese të kësaj atmosphere fantastike shfaqet Babagjyshi dhe Viti i Ri, të cilët simbolikisht ia lanë vendin njëri – tjterit, duke uruar për më shumë begati, mirëqenie dhe dashuri. Të ftuar special në këtë koncert ishin: Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Prefekti i Qarkut Berat, z. Harilla Dafa, Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, ambasadori japonez në Shqipëri, z. Makoto Ito, dhe deputetë të Qarkut Berat.

Kryebashkiaku Sinaj përshëndeti organizatorët për aktivitetin e bukur, uroi vogëlushët dhe gjithë qytetarët për festat e fundvitit. Ndërsa ambasadori japonez tha se ishte shumë i lumtur që për këto festa ndodhej në qytetin e tij të preferuar, Beratin, dhe uroi banorët e qytetit të Beratit, por edhe gjithë shqiptarët për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, në fjalën e tij përshëndetëse tha se ai ishte i kënqur që merrte pjesë në këtë event artistik për festat e fundvitit me fëmijët e Beratit, duke i quajtur ata më të privilegjuarit se çdokush tjetër, pasi kishin lindur e ishin rritur në një nga qytetet më të veçanta në botë, me vlera e trashëgimi mjaft të pasur, në një qytet me njerëz të mençur dhe të ditur, të cilët në momentet kyç të histrorisë sonë, siç janë Pavarësia dhe Çlirimi, kanë ditur të jenë protagonistë, duke dhënë kontributin e tyre. Veç të tjerave, z. Meta, përgëzoi fëmijët  për programin e përgatitur dhe uroi publikun në sallë dhe gjithë  shqiptarët për Krishtlindje të bukura dhe një vit të mbarë për të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?