Presidenti Meta në seancën e dhurimit të gjakut nga organizata “Akropoli i Ri”: Mbrojtja e jetës, misioni ynë i përditshëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut të zhvilluar nga organizata “Akropoli i Ri”, në kuadër të nismës së Tij, të ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.

Presidenti Meta, falënderoi organizatën “Akropoli i Ri” dhe vuri në dukje se kjo seancë e mbajtur pikërisht më 1 Qershor, mbart një simbolikë të veçantë për arsye se sot festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

“Në Ditën e Festës së tyre, 1 Qershorit, një urim të veçantë kam për të gjithë fëmijët me talasemi, duke i garantuar ata dhe prindërit e tyre, se do t’u jem gjithmonë pranë për kapërcimin e sfidave jo të lehta dhe të zgjidhjes së problemit serioz të mungesës së gjakut, aq shumë të domosdoshëm për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krenar që së bashku me Aleancën për Dhurimin e Gjakut dhe organizatën “Akropoli i Ri”, zhvilluam sot një seancë dhurimi gjaku për të gjithë këta vogëlushë, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të jetë misioni ynë i përditshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është thelbësore që çdo pjesëtar i shoqërisë sonë, të japë shembullin e tij personal, përmes vullnetarizmit, si në dhurimin e gjakut ashtu edhe për kauza të tjera sociale. Ju përgëzoj për punën që bëni dhe ju inkurajoj të vazhdoni të jepni kontributin tuaj, veçanërisht në fushën e vullnetarizmit dhe ndihmës për fëmijët në nevojë!”, – vuri në dukje Presidenti i Republikës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?