Presidenti Meta: Përkujdesja ndaj moshës së tretë detyrim i gjithë shoqërisë (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë me rastin e festave të fundvitit. Gjatë fjalës së tij, Presidenti tha se është e nevojshme që gjitha shoqëria të jetë solidare me moshën e tretë dhe me shtresat në nevojë.
“Më shumë dashuri e solidaritet për moshën e tretë. Një shoqëri është e shëndetshme kur asnjë nuk ndihet i vetmuar.Më shumë përkujdesje për moshën e tretë. Vëmendja ime ndaj moshës së tretë do jetë e përhershme”, – tha kreu i shtetit.
Presidenti shtoi se përkujdesja ndaj moshës së tretë detyrim i gjithë shoqërisë. “Festat e fundvitit janë një ditë reflektimi dhe solidariteti për njerëzit në nevojë”,- tha kreu i shtetit.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/758762167646656/
KOHA JONË SONDAZH

