Presidenti Meta së bashku me Abetaren uron 110-vjetorin e Alfabetit nga Rozhaja
Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Komunën e Rozhajës të Malit të Zi. Kjo është hera e parë që një kryetar i shtetit shqiptar viziton këtë komunë ku banojnë shqiptarë në Mal të Zi.
Dhe si e tillë, Presidenti Ilir Meta ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale dhe momente të veçanta nga kjo vizitë e tij. Teksa e shoqëron me një foto, Presidenti Meta bën me dije se ai është gjendur përballë një surprizë të veçantë në Rozhajë ku është takuar me vajzën e quajtur Abetare, e së bashku ata vendosin të urojnë 110 vjetorin e Alfabetit.
“Alfabeti dhe gjuha e bukur shqipe janë elementi më i rëndësishëm përbashkues i shqiptarëve kudo në botë.
Surprizë e këndshme të takoja sot në Rozhajë, Abetaren nga Vuthaj, e së bashku të uronim 110-vjetorin e Alfabetit”- u shpreh Presidenti i Republikës Ilir Meta në shënimin e tij në “Facebook”.

KOHA JONË SONDAZH

