FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Akademikut, Farudin Hoxha

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Akademikut dhe projektuesit të disa veprave madhore hidroenergjetike në Shqipëri, Prof. Farudin Hoxha.

Presidenti i Republikës, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, theksoi se: “Shqipëria dhe bota akademike humbën një figurë të shquar të shkencës dhe përfaqësues të spikatur e të denjë të plejadës së projektuesve të veprave madhore hidroenergjetike në Shqipëri.”

“Profesor Hoxha do të mbahet mend si një shkencëtar i rrallë e i mirëfilltë, i cili me kontributet e çmuara e thelbësore në fushën e tij të ekspertizës, projektoi e u dha jetë veprave mbresëlënëse hidroenergjetike anembanë vendit tonë, të cilat vazhdojnë të na japin dritë e të ndriçojnë shtëpitë e çdo qytetari shqiptar. I pastë dritë shpirti!” – u shpreh Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?