Presidenti Meta: Shqipëria nuk duhet të jetë vendi i shpresave të thyera
Presidenti Ilir Meta i akordon Organizatës “SOS Fshatrat e Fëmijëve Ndërkombëtar”, Dekoratën më të lartë për qëllime humanitare “Nënë Tereza”.
Këtë ngjarje, Presidenti Meta e ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera, shprehet se: “Shqipëria nuk duhet të jetë vendi i shpresave të thyera, ku shkelen të drejtat bazike të fëmijëve dhe ku varfëria ndrydh ëndrrat e brezit të ri. “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri”, burim frymëzimi dhe shembull i solidaritetit, humanizmit, përkujdesjes dhe dashurisë prindërore për këta fëmijë të mrekullueshëm”.
Postimi i plotë i Presidentit
Për 23 vjet, “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri”, kanë qenë shtëpia e dashur, e ngrohtë dhe e sigurt për shumë vogëlushë pa kujdes prindëror, të cilët janë rritur, edukuar dhe tashmë i kanë dalë për zot jetës së tyre, shpesh duke u shndërruar në modele frymëzimi për fëmijët e tjerë.
Në shenjë mirënjohjeje, falënderimi dhe vlerësimi për këtë kontribut të rëndësishëm në integrimin dhe transformimin e jetës së shumë fëmijëve dhe familjeve shqiptare, pata kënaqësinë t’i akordoj Organizatës “SOS Fshatrat e Fëmijëve Ndërkombëtar”, Dekoratën më të lartë për qëllime humanitare “Nënë Tereza”.
Shqipëria nuk duhet të jetë vendi i shpresave të thyera, ku shkelen të drejtat bazike të fëmijëve dhe ku varfëria ndrydh ëndrrat e brezit të ri. “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri”, burim frymëzimi dhe shembull i solidaritetit, humanizmit, përkujdesjes dhe dashurisë prindërore për këta fëmijë të mrekullueshëm.??

KOHA JONË SONDAZH

