FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: Stabiliteti i Maqedonisë është në interesin e Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë, Kryetarin e Asamblesë së Republikës së Maqedonisë,  Talat Xhaferi.
Presidenti Meta theksoi se, mezi presim anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe e siguroi Kryeparlamentarin Xhaferi për mbështetjen e fortë të Shqipërisë në këtë drejtim.
Duke vlerësuar tendencën pozitive për zgjidhjen e çështjes së emrit, Presidenti Meta nënvizoi se, stabiliteti dhe zhvillimi i Maqedonisë është në interesin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë, por edhe për të gjithë rajonin.
Presidenti Meta shprehu besimin për miratimin së shpejti të ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, duke theksuar se ky akt do të ndihmonte në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndër-etnike në Maqedoni.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan takimin e parë midis Qeverive të të dy vendeve, si dhe ndanë të njëjtin mendim se zhvillimet e sotme rajonale dhe globale kërkojnë një bashkëpunim dhe ndërlidhje edhe më të mirë, infrastrukturore, energjetike dhe njerëzore midis dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?