Presidenti Meta takon inxhinierin Pavlo Shkarpa: T’i japim Beratit shkëlqimin e merituar

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot kryetarin e shoqatës “Antipatrea”, inxhinierin Pavlo Shkarpa.

Nga ky takim, Presidenti Meta ka shpërndarë disa foto dhe shkruan: 

Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Shoqatës “Antipatrea”, inxhinierin e shquar Pavlo Shkarpa dhe të ndanim së bashku shumë ide të vyera për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore të Beratit, që vitet e fundit po dëmtohen seriozisht si pasojë e papërgjegjshmërisë, korrupsionit dhe projekteve urbane të pakonsultuara me komunitetin.
Më dhuroi librin e tij “Rivatilizimi në Shqipëri – Gjallërimi i qyteteve dhe i turizmit”, si dhe librin “Qyteti që magjepsi udhëtarët”, të shkruar nga një tjetër anëtar i Shoqatës “Antipatrea”, z.Dhimitër Myzeqari, që mezi po pres t’i lexoj.
T’i japim Beratit shkëlqimin e merituar, duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e jashtëzakonshme të kësaj qendre simbol të qytetërimit dhe civilizimit tonë, trashëgimi botërore e UNESCO. 🇦🇱

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?