FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takon kreun e Komisionit të Venecias

Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti sot në një takim Gianni Buquicchio, President i Komisioni Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit – Komisioni i Venecias.

Presidenti Meta e falënderoi z. Buquicchio për kontributin e tij personal por dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias për ndihmën e dhënë për institucionet shqiptare, veçanërisht për këshillat e vyera në procesin e përmirësimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve të tjera që shoqëruan reformën në sistemin e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Buquicchio e uroi z. Meta për zgjedhjen në detyrën e Presidentit të Republikës dhe e siguroi se, Komisioni i Venecias, do të vazhdojë të këshillojë institucionet shqiptare në të mirë të përmirësimit legjislacionit në të gjitha fushat e rëndësishme me qëllim konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe ushtrimit të demokracisë funksionale nëpërmjet ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimet mbi fazën tranzitore aktuale që ndodhet sistemi i drejtësisë ku si prioritare kanë vlerësuar nisjen nga funksionimi sa më parë të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?