Presidenti Meta takon kreun e parlamentit të Austrisë: Mirënjohje për mbështetjen në procesin e integrimit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë Kryetarin e Parlamentit, Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që takohej sërish me zotin Sobotka, si dhe përshëndeti vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, një ditë para kremtimit të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për Pavarësinë e Shqipërisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar në më shumë se një shekull. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen edhe për mbështetjen që aktualisht Austria, edhe në cilësinë e Presidencës së BE-së, po i jep procesit të integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan vijimin e shkëlqyer të bashkëpunimit dypalësh në kuadër të Vitit Kulturor Austri –Shqipëri 2018, që nën moton “Të rizbulojmë të Përbashkëtat”, po i jep një shtytje të re forcimit të mëtejshëm të lidhjeve të forta historike, miqësore e kulturore midis dy vendeve e dy popujve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një vëmendje të veçantë iu kushtua edhe zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, për të cilën Presidenti Meta dhe Kryeparlamentari Sobotka, nënvizuan nevojën e mbështetjes së mëtejshme të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?