Presidenti Meta takon Pacollin: NATO duhet të jetë më e pranishme në Kosovë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin  e  Jashtëm të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli.

 Presidenti Meta, e uroj Pacolli për krijimin e qeverisë së re të Kosovës si dhe për detyrën e tij në këtë qeveri. Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij në mbështetje njohjesh të mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

 Presidenti Ilir Meta përshëndeti gatishmërinë e qeverisë se re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Presidenti Meta, theksoi rendësin e bashkëpunimit rajonal si një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin. Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane, theksoi Presidenti Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Presidenti Ilir Meta, theksoi se Shqipëria i kushton një vëmendje parësore marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën, ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë por në të gjithë Rajonin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?