Presidenti Nishani nderon kujtimin e Dëshmorëve të Atdheut
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani zhvilloi homazhe sot në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit, ku nderoi dhe u përkul me respekt përpara kujtimit të tyre duke vendosur edhe një kurorë me lule te Monumentit i “Nënës Shqipëri”.
Më pas, Kreu i Shtetit shqiptar dhe njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura mori pjesë në ceremoninë ushtarake të zhvilluar në Garnizonin “Skënderbej”.