Presidenti Nishani vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me liderët politikë

Presidenti, Bujar Nishani, ka arritur mbrëmë në Prishtinë, dhe nga sot do të fillojë vizitën zyrtare në Kosovë.

Nishani vizitën do ta fillojë me një takim me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi, ku para takimit në Sheshin “Ibrahim Rugova” do t’i bëhet pritje ceremoniale nga Grada e Nderit e FSK-së.

Kreu i Shtetit Bujar Nishani gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë gjatë të premtes, në Asamblenë Komunale të Drenasit, mbahet ceremonia e seancës solemne, ku Presidenti Nishani do të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Darka me Behgjet Pacollin

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani po viziton Kosovën. Ai bashkë me bashkëshorten Odeta kanë shkuar për vizitë tek lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Postimi i Pacollit:

Presidenti Nishani me zonjën e parë mysafir në shtëpinë time….

Pata nderin të isha nikoqiri i parë në shtepinë time i Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Zonjës së tij, në vizitën e tyre në Kosovë që sapo filloi! E urova që të ketë vizitë të mbarë në Kosovë dhe e falenderova për fjalët miradije në adresën time!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?