Presidenti: Rama të hapë sytë
Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës për mediat, ka komentuar vendimin e mazhorancës për ta dërguar kërkesën për shkarkimin e tij në Komisionin e Venecias. I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga përgjigjja e një institucioni ndërkombëtar, Kreu i Shtetit është shprehur me bindje se as nga Komisioni i Venecias dhe as nga Bienalja e Venecias nuk ka frikë.
Ndër të tjera, ai ka sjellë në vëmendje gjyqin e qeverisë me Francesko Becchettin, duke thënë se do të jetë një kosto e madhe për shqiptarët, nëse dështon Shqipëria. “As nga Komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias, të cilën ua kam mbajtur sekret, por e vizitova tani që mora “Luanin e Artë” dhe është diçka frymëzuese. Nuk kam hallin e Venecias, por që të dalë mbi ujë gjyqi i Bechettit dhe që qeveria ta fitojë, se është faturë e madhe për shqiptarët, nëse ka dështim dhe të shikojë të hapë sytë për gjitha proceset e tjera që janë në gjykatat evropiane, sepse janë kosto të mëdha për të gjithë shqiptarët”,- ka deklaruar Meta.
KOHA JONË SONDAZH

