FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti serb Nikoliç uron Presidentin Meta: Besim se marrëdhëniet tona do jenë më të mira

Presidenti i Republikës së Serbisë Tomislav Nikoliç, ka uruar Kryetarin në detyrë të Kuvendit, Ilir Meta me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Me anë të një telegrami, Nikoliç shpreh besimin se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Serbisë dhe Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkëlqesia Juaj,
Me rastin e zgjedhjes suaj si President i Republikës së Shqipërisë, po ju shpreh urimet e mia më të mira për sukses në kryerjen e detyrave tuaja me përgjegjshmëri.
Unë shpresoj se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.
Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore për paqen, zhvillimin e vendeve tona, dhe të rajonit ku jetojmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë.
Tomislav Nikolic
President i Republikës së Serbisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?