Presidenti slloven uron Metën
Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë urimin për detyrën e re nga Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Ai uroi Metën në emër të popullit slloven theksoi bashkëpunimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dhe miqësore mes dy vendeve.
Letra e dërguar Metës
“Shkëlqesia Juaj,
Ju lutem më lejoni, që me rastin e zgjedhjes tuaj President i Republikës së Shqipërisë, t’ju uroj shumë sinqerisht në emër të popullit slloven dhe në emrin tim personal.
Pres me padurim të bashkëpunojmë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dhe miqësore midis dy vendeve tona, si dhe për një dialog të vazhdueshëm mbi çështjet rajonale dhe ato të komunitetit më të gjerë ndërkombëtar.
Sllovenia i kushton një rëndësi të veçantë mbajtjes së një dialogu dinamik dhe dialogu të hapur politik me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sllovenia dhe Shqipëria kanë interesa të njëjta në kuadër të NATO-s, duke kontribuar së bashku për konsolidimin e paqes dhe sigurisë në botë.
Përfitoj nga rasti t’ju përgëzoj për progresin që Shqipëria ka arritur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, gjë që padyshim është rezultat i punës së suksesshme të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Unë besoj se Shqipëria, si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon, do të vazhdojë me përgjegjësi në këtë rrugë dhe për këtë do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë.
Ju uroj shumë suksese në kryerjen e detyrës tuaj të re, si dhe përmbushje personale në përballjen e sfidave që ju presin.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, sigurimet e konsideratës time më të lartë”.
KOHA JONË SONDAZH

