FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Trump për ato shtete që votuan kundër

Sa mund ti kushtojnë Shqipërisë vota kundër presidentit amerikan Donald Trump në OKB?

Një përgjigje është dhënë nga vetë presidenti i SHBA-ve. Trump ka thënë para votimit se Uashingtoni ka mundësi të ndalojë financimet për vendet që votojnë kundër tij dhe mes tyre u pozicionua edhe Shqipëria.

Sipas CNN, në një mbledhje të kabinetit të tij të mërkurën, Trump ka thënë lidhur me votimin: “Ne po i shikojmë ato vota. Le të votojnë kundër nesh, ne do të kursejmë shumë, nuk na intereson”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar këtë të enjte në favor të draft rezolutës për të kundërshtuar vendimin e Uashingtonit, me të cilin e njeh Izraelin kryeqytet të Jerusalemit.

Swiss Digital Mobile Reklama

128 vende anëtare kanë votuar pro, mes tyre dhe Shqipëria, 35 kanë abstenuar dhe 9 vende të tjera kanë dalë kundër rezolutës.

Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë për mediat, Ministria e Jashtme sqaroi se Shqipëria ka mbajtur të njëjtin pozicion si vendet e BE.

“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë çështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshëm dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?