FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Trump takohet me Papën në Vatikan

Presidenti amerikan Trump gjatë një vizite në Lindjen e Mesme dhe në Europë, ka takuar sot në Vatikan, Papa Franceskun.

‘Është një nder i madh të jem këtu!’

Këto ishin fjalët e para të Presidentit amerikan Donald Trump sapo shtrëngoi duart me Papa Françeskun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy nga njerëzit më të fuqishëm në botë janë takuar këtë mëngjes për herë të parë, pas një seri deklaratave kontradiktore që i kanë parë në të kaluarën si protagonistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Donald Trump dhe Papa shkëmbyen një shtrëngim duarsh të përzemërt dhe Ati i Shenjtë përshëndeti përzemersisht edhe Zonjën e Parë, Melania Trump, e cila ishte veshur me të zeza dhe me një dantelle që i mbulonte kokën, në respekt të plotë të indikacioneve tradicionale për seancat dhe takimet zyrtare me Papën.

Numri një i Amerikës hyri në Pallatin Apostolik, ku po mbahet edhe takimi i shumëpritur me Atin e Shenjtë, raporton “La Republica”

Takimi është pjesë e udhëtimit të tij të parë  presidencial i cili është planifikuar të zgjasë 9-ditë.

Trump dhe Papa pritet të bisedojnë për më shumë se një orë. Kjo mund të japë imazhe të fuqishme për votuesit katolikë në Shtetet e Bashkuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?