FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti vlerëson me dekoratën “Nderi i Kombit” ushtarakun, Ndriçim Sallaku

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot  ushtarakun e lartë Ndriçim Sallaku, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, si pasojë e koronavirusit.

Kreu i shtetit i ka akorduar Sallakut deklaratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Në mesazhin e tij për këtë dekorim, kreu i shtetit shprehet: “Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe me mirënjohje shtetërore për vlerat atdhetare e njerëzore, që shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe shkencore, si dhe ndaj kontributit të qenësishëm në zhvillimin, lartësimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të ushtarakëve tanë në uniformë, duke u shërbyer me dinjitet dhe krenari demokracisë e vlerave të paqes në radhët e Aleancës së NATO-s, pata privilegjin t’i akordoj sot Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut. I paharruar kujtimi i Tij dhe vepra e ndritur, që i la trashëgim Forcave tona të Armatosura!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?