Presidentja e KE uron Maqedonimë për miratimin e propozimit francez: Hap i madh në rrugën evropiane

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, reagon pas vendimit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të miratuar propozimin francez, duke i hapur kështu rrugë nisjes së procesit të negociatave për RMV dhe Shqipërinë.

Në një mesazh në “Twitter”, Von der Leyen shkruan se për Maqedoninë e Veriut kjo ishte një mundësi e historike dhe “e kapi atë”.

Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj”, shkruan në Twiiter Ursula von der Leyen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?