Presidentja e Senatit hollandez: Ju pret një vit i vështirë, plotësoni kushtet

Një nga vendet skeptike për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, është Holanda. Për këtë, qeveria dhe kuvendi prej kohësh po punojnë me diplomanicë e jashtme, për të marrë mbështetjen totale.

Presidentja e senatit të Holandës, Ankie Broekeres-Knol tha se Shqipëria është pjesë e familjes europiane.

Në një konferencë të përbashkët me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ajo tha se Shqipëria në këto 12 muaj duhet të plotësojë kushtet në mënyrë që në qershor të 2019 të hapë kapitujt e negociatave me BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Shqipëria është një vend europian dhe i përket familjes europiane dhe për këtë unë jam e bindur. Unë jam e bindur se deri në qershor 2019 ju do të keni përmbushur detyrimet tuaja për të hapur negociatat dhe më von për tu bërë anëtare e BE. Edhe pse ky do të jetë një vit shumë i vështirë unë mendoj që është një mundësi shumë e madhe që Shqipëria do të punojë fort në mënyrë që vitin tjetër askush mos ketë më për çfarë të ankohet për atë çfarë Shqipëria ka bërë dhe ka përmbushur në lidhje me mundësinë e saj për tu bërë ndoshta në të ardhmen një vend anëtar i BE. Si kryetare senatit Holandës unë jam e impresionuar nga puna që ka bërë Shqipëria deri tani. Do të veçoja punën e bërë në reformën në drejtësi dhe në procesin e vettingut që është një proces unik dhe është i vlefshmë për të gjithë”,-tha Broekeres-Knol.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?