Prestigjiozja britanike, “The Sun”, reportazh për grupet mafioze shqiptare
Nga Oliver Harvey, The Sun
Epidemia e kokainës në Britani ushqehet nga mafiozët shqiptarë që kërkojnë të drejtojnë tregun e drogës,
Një shteg mjerimi, i orkestruar nga e ashtuquajtura Lidhja Shqiptare, po “nxit krimin në vend”.
Në pamje nuk duken të pazakontë, por ajo që po kërkojnë është e pazakontë.
Javën e kaluar, Ndërsa hipja në një avion të mbushur me Shqipërinë në aeroportin “Gatwick”, policia kufitare, bashkë me qentë e tyre po kontrollonin me kujdes pasagjerët.
Ndërsa radha u kthye në terminal, oficerët nuk treguan se çfarë po kërkonin, por këta qen janë trajnuar për të nuhatur para, “paratë e drogës”.
Milionat që gjenerohen nga tregu i kokainës në Britani transportohen në vendet e Ballkanit nga ajri, toka dhe deti.
Kjo është faza përfundimtare në tregut të drogës, që të çon nga fushat e kokainë në Amazonë në rrugët e Britanisë, e orkestruar nga të ashtuquajtura Lidhja Shqiptare.
Në Shqipëri, paratë e kokainës shkojnë për prona dhe makina luksoze, që ushqejnë korrupsionin e dëmtojnë sundimin e ligjit.
Në Britani, kokaina e lirë e pastër ka ushqyer epideminë e krimi thikë dhe fenomenin e trafikimit të drogës.
Nuk është çudi që Shqipëria, një vend i vogël prej rreth tre milionë banorë, që mezi pret të anëtarësohet në BE, tani ndodhet në frontin ballor të luftës së Mbretërisë së Bashkuar kundër krimit të organizuar.
Feudët e gjakut
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani thotë se ndikimi i grupeve kriminale shqiptare sa vjen e po rritet.
Në një lokal të Tiranës, një prokuror vendas më tregoi se si bashkatdhetarët e tij u futën në tregun britanik të kokainës.
Ai tha: “Ata shkuan drejt në burim, në Amerikën e Jugut. Ata u bënë vetë trafikues të mëdhenj dhe i hoqën qafe ndërmjetësit”.
Mafiozët shqiptarë u bashkuan me grupin “Ndrangheta”, mafia më e fuqishme italiane, të cilët kanë lidhje në disa nga portet më të mëdha të Evropës.
Kokaina e cilësisë së lartë, mbërrin me kontenierët e mallrave në Belgjikë e Holandë nga Amerika e Jugut dhe vazhdon udhëtimin e saj për në Britani.
Sapo mbërrin aty, kokaina shitet nga bandat e rrugës, sipas mënyrës së shqiptarëve.
Më pas shqiptarët i reklamojnë armët, paratë e makinat luksoze në mediat sociale.
“Gati për luftë”
Në një video të publikuar nga grupi në tetor ata shpreheshin se ishin “gati për luftë”.
Në vitin 2016, anëtarët e tre bandave të rrugës u vunë në pranga dhe u dënuan me 42 vite burg, pas një operacion policor që zbuloi 6 milionë sterlina që vinin nga droga, një armë automatik dhe një pistoletë silenciator.
Një nga të burgosurit, koka e grupit të bandës së shqiptarëve, Tristen Asllani, i cili është dënuar me 25 vjet, postoi fotografi nga qeliza e burgut me nënshkrimin se e vetmja gjë që i mungonte ishin femrat.
Modeli shqiptar i biznesit të kokainës, ka bërë që çmimi i saj, në pesë vitet e fundit, të ulet nga 45 mijë sterlina në 30 mijë sterlina për kilogram. Kokaina merret nga xhunglat e Kolumbisë me rreth 3800 sterlina për kilogram.
Gazetari shqiptar investigativ Artan Hoxha tha për The Sun se: “Grupet e krimit kanë lidhje familjare dhe janë miq të besuar nga i njëjti qytet në Shqipëri.
“Të gjithë i njohin familjet e njëri-tjetrit, gratë, fëmijët. Kjo shërben dhe si garanci në rast të ndonjë tradhtie brenda grupit.
Krimet e gjakut, vrasjet e fshehta mes klaneve rivale që mund të zgjasin dekada, vazhdojnë ende këtu.
Gazetari Hoxha shtoi: “Sistemi funksionon kështu: kur policia arreston trafikantët e vegjël, ata luftojnë për të gjetur kokat e mëdha. Por asnjëri nuk flet.
Megjithatë, policia britanike ka pasur suksese të mëdha. Kur policët hynë në banesën e trafikantit të madh shqiptar Erald Mema, gjetën 560 mijë sterlina, 10 kg kokainë, dy pistoleta dhe një revole.
Mafiozi 33-vjeçar lëvizte mes Britanisë dhe vendit të tij, teksa drejtonte rrjetin e tij të trafikimit të kokainës.
Familjet e krimit
Teksa u dënua me 25 vite nga gjykata e Oksfordit për trafikim droge të cilësisë së lartë, gjykatësi Peter Ross i tha trafikantit shqiptar Mema: Ti je rast i rrallë. Ti je njeriu më i rëndësishëm i këtij operacioni kundër krimit të organizuar.
Organizatat kriminale si e jotja po sjellin dhunë të ashpër duke përdorur armë dhe thika.”
Një tjetër baron shqiptar i kokainës, Klodjan Çopja, shëtiste me Ferrari nëpër rrugët Elbasanit, kur u kthye nga Britania.
Për tre vjet me radhë, policia arrestoi shpërndarësit e vegjël të Çopjas, të cilët e ndihmuan atë në furnizimin e Londrës, Birminghamit, Leicester dhe Nottingham me 150 milionë sterlina kokainë.
Çopja, 31 vjeç, arriti të shpëtonte, duke i investuar fitimet e tij në një lokal të zhurmshëm në qytetin e tij të origjinës në Shqipërinë qendrore.
Më në fund, ai u kap me një pasaportë të rreme në kufirin greko-shqiptar dhe është dënuar me 17 vjet burg në Mbretërinë e Bashkuar.
Vëllai i Çopja u arrestua për hedhjen në erë të një rivali. Gangsterët e maskuar si policë hynë me armë zjarri në lokalin e rivalit, dhe lanë tre persona të vrarë dhe shtatë të plagosur.
Shumë shqiptarë shkojnë në Britani me dokumente false ose paguajnë rreth 12000 sterlina për të kaluar kufirin me kamionë.
Në zonën e bukur të veriut, në Has, thuajse 10 mijë nga 25 mijë banorët që jetonin atje kanë emigruan në Mbretërinë e Bashkuar.
Në qytetin e largët të Krumës, ndërtuesi Agron Morina tha për The Sun se: “Njerëzit largohen për Britani çdo ditë. Ky ka mbetur si qytet fantazmë tashmë.”
Ndërsa ne bisedonim afër shëtitores kryesore të qytetit, shtatë makina luksoze me targa britanike, përfshirë Mercedesë luksozë, një BMW dhe një Audi A7, kaluan përpara syve tanë.
Baba i tre fëmijëve, Agroni, 46 vjeç, shkoi me kamion në Angli dhe punoi tre vjet në ndërtim.
Ai tha: “Këtu nuk ka punë. Këtu mund të nxjerr vetëm 60 sterlina në muaj. Kurse, në Britani fitoja më shumë se 500 sterlina në javë në ndërtim.
Por jo të gjithë bëjnë punë të ndershme si Agroni. Pagesa prej 12 mijë sterlinash për një vend në një kamion, disa mund t’i bëjë që të punojnë për bandat kriminale për t’i nxjerrë ato para.
Të tjerë, si Fari Lleshi, futen në trafikimin e drogës. Lleshi mbërriti në Britani pasi vuajti dënimin me gjashtë vjet burg për vjedhje banke në Itali.
Ai tha: “Si të gjithë shqiptarët, kam ardhur në kamion. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të shkuar në Angli”.
Me origjinë nga Kukësi, ai punoi në ndërtim në Britani dhe u përpoq të fillonte një karrierë si këngëtar, duke krijuar në këmbë sikur e kishte kokainën në gjakun.
Lleshi, 29 vjeç, u dënua me tre vjet në Britani të Madhe për posedim të narkotikëve për shitje. Ai u dëbua në Shqipëri në fillim të këtij viti.
Në mars të këtij viti, ai publikoi një video në YouTube, ku shfaqej me dy armë me dorë, ndërsa të tjerët qëndronin prapa me pushkë automatike AK-47. Më pas deklaroi se të gjitha armët ishin false.
Në Tiranë, një politikan i rëndësishëm i opozitës dhe ish-ministër i drejtësisë, Gazment Bardhi, 32 vjeç, çdo ditë nga dritarja e tij sheh një vinç disa metra të lartë, i cili përdoret për ndërtimin e kullave disakatëshe në qytet.
Ai tha: “Ato kulla po ndërtohen me paratë e krimit. Paratë e pista po destabilizojnë Shqipërinë”.
Kokat e krimit dalin nga burgu me para dhe politika është e prekur nga paratë e drogës. Por Shqipëria po përpiqet ta luftojë këtë fenomen.
Plantacionet e shumta kanabis këtu janë çrrënjosur. Po ngrihet Prokuroria Speciale, SPAK, për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.
Policia britanike kanë nisur bashkëpunimin me policinë shqiptare për të luftuar bandat.
Por gazetari inevstigativ, Artan Hoxha, nuk është shumë optimist.
Ai tha: “Mbretëria e Bashkuar po punon me policinë shqiptare, por policët këtu kanë mungesë të mjeteve dhe burimeve e duhet të bëjnë më shumë. Nuk ka vlerë kapja e shpërndarësve të vegjël në Londër, nëse nuk çrrënjoset krimi në Shqipëri.
“Por edhe sikur t’i prishësh kokën gjarpri, shumë më tepër do të dalin”.
Përshtati: Lindita Kokoli, Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

