FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prifti serb: Idenë për shkëmbim territoresh e mbështet ideologu i spastrimit etnik Sheshel

Prifti serb nga manastiri i Deçanit, Sava Janjiç, kundërshton kategorikisht idenë për shkëmbime të territoreve, duke thënë se kjo do të jetë një faktor destabilizues në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe gjithashtu edhe në Evropë. “Unë mund të them se do të jetë një faktor destabilizues dhe një tragjedi për njerëzit tanë të cilët jetojnë në jug të lumit Ibër” ka thënë prifti serb për gazetën javore ‘Vreme’.

Sipas tij modeli i shkëmbimit të territoreve përngjanë me politikën e spastrimit etnik që u zhvillua gjatë viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi. “ Nuk është çudi që idenë e Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbim të territoreve e mbështet edhe një nga ideologët e spastrimit etnik në ish-Jugosllavi, Vojisllav Sheshel”, thotë Sava Janjiç.

Ai thotë se është edhe më tragjike dhe shqetësuese se kjo ide për shkëmbim të kufijve mbështetet edhe nga disa përfaqësues ndërkombëtar, të cilët nuk e parashohin ndikimin negativ që mund të ketë kjo gjë në rajon dhe Evropë. “Kjo gjë do të nxitë edhe më tepër lëvizjet ekstreme nacionaliste”, përfundon Janjiç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?