Prishja e shtëpive- Pas Astirit, edhe Shkoza në protestë Bumçi: Rama duhet nxjerrë nga ajo zyrë!
Pas banorëve të “Astirit”, ditën e sotme edhe banorët e lagjes “Shkozë” në kryeqytet janë ngritur sot në protestë, për të mbrojtur shtëpitë e tyre të cilat preken nga i njëjti projekt i dyshimtë, i Unazës së Madhe.
Aktualisht banorët janë grumbulluar pranë shkollës, menjëherë pasi kanë konstatuar se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në varësi të Bashkisë, ka shkuar me mjete të rënda për të shembur banesat e tyre. Në mbështetje të banoreve prezent është edhe deputeti i PD, Aldo Bumçi.
Për të njëjtin projekt për të cilin ka akuza të rënda se është korruptiv dhe klientelist, prej rreth 1 muaji janë ngritur dhe banorët e Unazës së Re (Astiri) duke protestuar në rrugë kundër shembjes së banesave të tyre.
Banorët shprehen se nuk kanë marrë asnjë lloj dokumenti zyrtar se pse duhet që të lirojnë shtëpitë e tyre, dhe mbi ta po ushtrohet një terror psikologjik.
‘Na vjen një letër dhe na përjashton nga procesi i legalizimit, asgjë nuk na është ofruar. Vijnë hienat dhe punojnë në mes të shtëpive, ndërkohë që krisen dhe banesat e tjera.
Në Holandë të sjellin njoftimin 90 ditë më përpara dhe të pyesin se ku do të banosh, këtu nuk do t’ia dijë njeri, ne nuk kemi qenë kundër projekteve po jo të na grabisin ditën për diell.
Në vitin 2018 po na çojnë drejt vetëgjyqësisë, dhe ne akoma kemi frikë të dalim apo jo të protestojmë për të drejtat tona. Të vijë një ekspert dhe të na sqarojë se pse dy banesa më tutje kanë marrë legalizimin dhe ne jo, trualli ka qenë i njëjtë i Bashkisë. Këta janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi’, shprehet një prej banorëve që kërcënohet se do ti prishet banesa.
‘Fëmijët më janë stresuar, pa asnjë dokument vijnë këtu dhe na thonë që të largohemi nga shtëpitë tona. Ku të shkojmë ne?!’, shprehet një tjetër prej banorëve.
Banorët këmbëngulin se projekti është ndryshuar në dëm të tyre, dhe se ata janë konsultuar dhe me ekspertë se mund të kishte zgjidhje të tjera. Banorët thonë se Bashkia e Tiranës nuk mund t’i hedhë në rrugë të madhe, pasi ata kanë qenë taksapagues të rregullt të pushtetit lokal.
‘Edhe taksën e gjelbërimit e kemi paguar, edhe pse pemë s’na ka mbjellë kush këtu’, shprehet një prej qytetarëve.
Deputeti demokrat
Deputeti demokrat Aldo Bumçi ka shkuar sot në mbështetje të banorëve të Shkozës, të cilët janë ngritur në protestë njesoj si tek Unaza e Re pas lajmërimit se do t’u shemben banesat. ai u ka bërë thirrje banorëve si hap të parë, të mbrojnë banesat e tyre dhe si zgjidhje përfundimtare të problemit, të nxjerrin kryeministrin Edi Rama nga zyra e tij.
Bumçi tha: “Po prishen pa i çuar një vendim, sikur të mos jetë qeveri, por tërmet. Tërmeti nuk njofton – qeveria duhet të ketë një vendim, që të prishë shtëpinë, t’i japë kohë qytetarit ta kundërshtojë, të ketë fondin e kompensimit. Çdo shtëpi duhet kompensuar.
Nëse ka ligj legalizimi, qeveria ka shprehur vullnetin me ligjin e legalizimit. Nuk ka rëndësi a është legalizuar nëse njera shtëpi është legalizuar dhe tjetra jo. Këto janë arsye o korruptive, o vonesa administrative.
Nëse është legalizuar një shtëpi e vetme këtu, të gjitha janë të legalizuara dhe nuk ka zgjidhej tjetër veç kompensimit. Kompensimi është zgjidhja e vetme.
Nëse kushton 20 milionë euro një kilometër…Me ar po shtrohet ajo rrugë?! Aty ka lekë për të kompensuar të gjithë banorët, por edhe për të shtruar rrugën.
Ky projekt nuk prek vetëm 16 shtëpi. Gjithë gjurma e Unazës do të prekë me mijëra familje, nga Unaza e Re, përtej sheshit Shqiponja në Laprakë, përgjatë vijës duke dalë në Kinostudio, shkozë, janë me mijëra familje. Ky precedent këtu do të vlejë edhe për të tjerat.
I dha lekët këtu?! I dëmshpërbleu?! – Do t’i dëmshpërblejë të gjitha.
Nuk dëmshpërbleu këtu?! – Nuk do të dëmshpërblejë asnjë!
Qytetarët që mendojnë se nuk u shkoi rruga, se do të shpëtojnë…- do t’u shkojë rruga! Se do të bëhen rrugët lidhëse për projektin e dytë, lidhjen me Unazën e Madhe: nuk do të shpëtojë asnjë shtëpi këtu. Zgjidhaj e parë është të dalin të mbrojnë shtëpitë e parë, se po ra e para do të bien të gjitha dhe e dyta, zgjidhja e vetme, me dalë tek Kryeministria, tek shtëpia politike e Edi Ramës. Se ai merr vendime me prish shtëpi, pa letra, pa dëmshpërblim, si me qënë pushtues. Si duhet sjellë me një pushtues?! Duhet nxjerrë nga ajo zyrë!
Halli i parë i këtyre banorëve është të mbrojnë këtë këtu, zgjidhja përfundimtare është ta nxjerrin atë nga zyra, se është jo legjitim, po sillet si pushtues!”
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/1480242962120425/
KOHA JONË SONDAZH

