Problemet me listat, KQZ shtyn mbledhjen për miratimin e listës së PD-së

Në një kohë kur sot pasdite ishte parashikuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhej për miratimin e listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, mbledhja është shtyrë për nesër. Ky fakt bëhet i ditur nga KQZ më anë të një njoftimi për mediat, ku mësohet se mbledhja do të mbahet nesër në orën 12:00.

Problemet me listat e PD

Debatet dhe diskutimet jo vetëm mes aleatëve, por edhe mes vetë përfaqësuesve të Partisë Demokratike deri në limitet e skadimit të afatit zyrtar të dorëzimit të listave shumëemërore të kandidatëve për deputetë në garën e 25 qershorit, ka bërë që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të depozitojnë pranë KQZ-së vetëm gjysmën e listës së kandidatëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga institucioni më i lartë zgjedhor në vend bëjnë me dije për “Koha Jonë”, se në orët e para të mëngjesit të sotëm në KQZ është  dorëzuar një listë prej afro 80 kandidatësh, dhe jo 140, siç është edhe e parashikuar të ndodhë në kushtet normale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu mësohet se listave të depozituara nuk i janë bashkëngjitur formularët e dekriminalizimit të secilit prej kandidatëve. Një tjetër mangësi në depozitimin e listave nga ana e PD-së ka të bëjë se ato nuk kanë as formularët tip, që kanë të bëjnë me deklarimet e vetë kandidatëve që duan të bëhen pjesë e zgjedhjeve.

Nga të njëjtat burime mësohet se një mungesë e tillë dokumentacioni pritet të dështojë dhe mbledhjen e sotme të njoftuar që dje nga KQZ-ja, pasi KQZ duhet te miratoje dhe fleten e votimit per 25 qershorin, dhe komisioninuk mund të marrë një vendim mbi materiale të munguara, çka do të sjellë për pasojë edhe ndonjë afat të ri që do ti vendoset PD-së për të sjellë listat e plota të kandidatëve, të shoqëruara edhe me dokumentacionin e plotë për secilin prej kandidatëve. Ose në rastin më të keq, nuk përjashtohet mundësia për një shtyrje të zgjedhjeve

Ndërkohë rreth orës 15:30 KQZ bën me dije se do të ketë një komunikim për mediat, ku pritet të sqarohet dhe kjo situatë e krijuar nga mungesa e dokumentacionit të verifikuar paraprakisht në listat e PD-së për kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?