Procedimi i deputetëve: Këlliçi: Rama rëndë psiqikisht, tërhiq…
Procedimi për 10 deputetë të opozitës, për protestën e djeshme është kundërshtuar ashpër nga kreu i Formunit Rinor të PD-së.
Belind Këlliçi, në një status në facebook, i drejtohet kreut të qeverisë me thirrjen për të tërhqeur policinë dhe të ndalojë presionin ndaj anëtarëve të FRPD-së. Ai tregon se protesta e djeshme e ka tronditur rëndë psiqikisht Kryeministrin Rama, aq sa urdhëroi edhe procedimin e deputetëve.
”Protesta e djeshme duket se e ka tronditur rëndë psiqikisht Edi Ramën, i cili ka urdhëruar shoqërimin e të rinjve pjesëmarrës në protestë. Edi Rama tërhiq menjëherë policinë e drogës dhe ndal presionin ndaj anëtarëve dhe drejtuesve të FRPD-së”,-shkruan Këlliçi.
Këlliçi shkon më tej, ku zbulon se protesta e rradhës do ti shkaktojë tronditje të thellë mendore Ramës, pasi do jetë fundi i tij politik.
”Herën tjetër të garantojmë se do të kesh tronditje më të thellë mendore sepse do të jetë fundi yt politik. Ti nuk mundesh të arrestosh dhe burgosesh dot një popull të tërë. Pasi shkatërrove ekonominë dhe kriminalizove shtetin, së fundmi ja dole të rrënosh dhe kushtetutën, themelin e republikës sonë”,-shkruan më tej kreu i FRPD-së, ku shkrimin e ka shoqëruar me foto të protestës.
(R.SH)
KOHA JONË SONDAZH

