Projeksioni i orës 11:00 ja si ndahen mandatet në rang vendi mes PS, PD dhe LSI

Ndërsa janë numëruar 1745 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS është duke fituar me mbi 51.39% të votave, e ndjekur nga PD me 28.53% të votave dhe LSI me 15.65% të votave.

Nga të dhënat e deritanishme në krahasim me 4 vite më parë, PD është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, projeksioni është si më poshtë:

PS – 76 mandate

PD – 41 mandate

LSI – 20 mandate

PDIU – 2 mandate

PSD – 1 mandat

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?