Projekti që grabit 30 mln euro, Vasili: Kusarët e qeverisë në burg

Placeholder Image

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, i bën thirrje Prokurorisë që të nis hetimet për skemën e qeverisë që grabit 30 mln euro për projektin te ”Unaza e Madhe”.

”Korrupsioni kriminal që grabit 30 milion euro, prokuroria të fillojë arrestimet nga qeveria. Tenderat me konkurentë me zero lekë, me kompani mashtruese dhe me rekorde të zeza dhe vjedhja kriminale është sheshit dhe e orkestruar nga qeveria”,-nënvizon Vasili.

Vasili thotë se hetimi fillon nga arrestimi i qeveritarëve dhe drejtorëve. Sipas tij, 30 milion euro-t e mafiozëve të qeverisë do shkojnë deri në Amerikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Hetimi i qeverisë fillon nga arrestimi i qeveritarëve dhe drejtorëve. Çdo sekondë, që këta rrinë nëpër zyra, fshehin dhe bëjnë pis provat e korrupsionit. Prokuroria të shpëtojë veten, të veprojë shpejt dhe të nisë arrestimet nga ministri, kryeministri, drejtorët. Kusarët e qeverisë në burg, kjo është më e pakta”,-shkruan Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Korrupsioni kriminal që grabit 30 milion euro, prokuroria të fillojë arrestimet nga qeveria. Tenderat me konkurentë me zero lekë, me kompani mashtruese dhe me rekorde të zeza dhe vjedhja kriminale është sheshit dhe e orkestruar nga qeveria.

Asnjë justifikim, asnjë alibi, thjesht vjedhje kriminale. 30 milion euro mafiozët e qeverisë i vjedhin dhe kanë bërë gati edhe ku do ti çojnë deri në Amerikë.

Hetimi i qeverisë fillon nga arrestimi i qeveritarëve dhe drejtorëve. Çdo sekondë, që këta rrinë nëpër zyra, fshehin dhe bëjnë pis provat e korrupsionit. Prokuroria të shpëtojë veten, të veprojë shpejt dhe të nisë arrestimet nga ministri, kryeministri, drejtorët. Kusarët e qeverisë në burg, kjo është më e pakta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?