FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prokuroria kërkon heqjen e mandatit për dy deputetë

Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e mandatit për dy deputetë të Parlamentit, pasi kanë fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se deputetët janë; Aqif Rakipi (PDIU) dhe Gledion Rehovica (LSI).

Kërkesa e Prokurorisë është firmosur nga Shefja e Sektorit të Dekriminalizimit, Rovena Gashi, e cila kërkon nga KQZ ndërprerjen e mandatit për dy deputetët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet nga KQZ thanë se dosja sapo ka mbërritur në këtë institucion dhe po shqyrtohet. Dyshohet se deputetët kanë gënjyer për të kaluarën e tyre në formularin e dekriminalizimit, në lidhje me problemet që kanë pasur në të shkuarën me drejtësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Prokurorisë, rezulton se dy deputetët nuk kanë deklaruar emra që kanë përdorur në Itali dhe rezultojnë të arrestuar për vjedhje. Të dhënat kanë dalë nga gjurmët e gishtave dhe mësohet se janë dërguar nga Interpol Roma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?